Vetura e sekuestruar vidhet nga oborri i Policisë

Një veturë e tipit “Audi A4”, ngjyrë e zezë po dyshohet se është vjedhur sot në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë, Besim Hoti.
“Po një veturë është vjedhur nga oborri i stacionit veri Mitrovicë, para mëngjesit. Janë iniciuar dy raste lidhur me ngjarjen, vepër penale vjedhje e rëndë dhe rasti i dytë pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës”, ka thënë Hoti.
Ai për portalin rtv21.tv ka thënë se hetimet janë iniciuar ndërs, Inspektorati Policor është njoftuar lidhur me rastin./21Media

Back to top button