Vetura godet një fëmijë në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:45 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ku një veturë ka goditur një këmbësore (fëmijë).
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ai ka tregua se si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe ka marr trajtim mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti./21Media

Back to top button