Veturës me targa RKS në Kroaci i shkruhet “Kosova është Serbi”

Deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj-Prljaskaj, ka publikuar një video ku në një veturë me targa të Kosovës dikush shkroi “Kosova është Serbi”.
Ajo tha në “Facebook” të enjten se mbishkrimi u bë nga një qytetar serb, në qytetin e Opatisë, derisa veprimin e quajti akt të përçarjes.
“Veprime të tilla shkaktojnë përhapje të urrejtjes, intolerancës dhe përçarjes mes popujve, diskriminim dhe ndezje të urrejtjes ekzistuese ndaj populli shqiptar”, ka shkruar ajo.
Lekaj-Prljaskaj theksoi se Opatia ka qenë qytet multikulturor ndër shekuj, e veprime të tilla sipas saj, shkaktojnë imazh të keq për turizmin në Kroaci.

Sot hyri në fuqi marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për letërnjoftimet dhe të rrjedhë ndryshimi i tabelave të banorëve serbë në Kosovë nga ato serbe në RKS./21Media

Back to top button