Viola von Cramon: Largimi i liberalizmit të vizave nga agjenda – absolutisht i papranueshëm
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur të papranueshëm largimin e liberalizimit të vizave për Kosovën nga agjenda e Këshillit Evropian.
Sipas saj, ky proces është tejzgjatur dhe ka potencuar që dialogu dhe procesi i vizave duhet të mbeten çështje të ndara.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën është shumë i vonuar dhe duhet të jepet pa kushte, me ç’rast heqja e sotme nga agjenda e Këshillit të BE-së është absolutisht e papranueshme. Liberalizimi i vizave dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i prirë nga BE duhet të mbeten çështje më vete”, ka shkruar von Cramon në “Twitter”./21Media
#VisaLiberalisation for #Kosovo is long overdue and must be delivered unconditionally, whereby its today’s removal from @EUCouncil Agenda is absolutely unacceptable.
The visa liberalisation & 🇪🇺-led 🇷🇸-🇽🇰 #Dialogue must remain separate issues!https://t.co/Q1vYrfQCwY
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) November 23, 2022