Vit i suksesshëm i Policisë së Kosovës
Haradinaj: Secili qytetar i vendit i beson Policisë.-Qalaj: Të arriturat gjatë vitit 2019 janë meritë e policëve tanë
Policia e Kosovës ka shënuar suksese të theksuara gjatë vitit 2019 në fusha të ndryshme të rendit dhe sigurisë në vend. Kështu u tha në pritjen e fundvitit të Policisë së Kosovës. Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, tha se Policia e Kosovës e ka mbuluar vakumin më të madh të mundshëm të përgjegjësive për sigurinë e vendit. Ndërsa kërkoi vigjilencë të policisë, pasi që, siç tha ka lëvizje të shpeshta në Kosovë të shtetasve rus.( Teksti – Valmira Hotiu, kamera – Sahit Troshupa)./21Media