“Viti 2021 rekord për nga numri i projektligjeve të miratuara nga Qeveria”

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari sot deklaroi se viti 2021 paraqet rekord për nga numri i projektligjeve të miratuara nga Qeveria e Kosovës.
Ajo bëri të ditur se përveç për nga numri rekord, Qeveria ka shënuar rritje edhe në cilësi.
“Për 40 javë qeverisje në vitin 2021, kishim 53 mbledhje të Qeverisë, që kanë sjellë 434 vendime, prej tyre 119 projektligje – numri më i madh ndonjëherë i projektligjeve të miratuara në qeveri brenda vitit. Përveç për nga numri rekord, kemi shënuar rritje edhe në cilësi, meqë shumë nga projektligjet janë të bazuara në opinionet e Komisionit të Venecias, që përbën një standard shumë të lartë.”, shkroi Hajdari në Facebook.
Sipas ministres, viti 2021 ishte viti me numrin dukshëm më të madh të projektligjeve që ka miratuar Qeveria.
“Në 14 vite për të cilat disponojmë shënime, viti 2021 është viti me numrin dukshëm më të madh të projektligjeve që ka miratuar Qeveria. Viti i dytë me radhë ka qenë viti 2008, me 89 projektligje të miratuara. 65% më shumë ligje të miratuara në 2021 se sa në 2020, dhe 91% më shumë se në 2019. Në përgjithësi rreth 50% më shumë se mesatarja vjetore e 13 viteve të fundit.”, shkroi tutje Hajdari në Fcaebook./21Media

Back to top button