Ekuadori, fituesi i parë në Kampionatin Botëror

Lajm i përditësuar

Ekuadori e ka regjistruar fitoren e parë në Kampionatin Botëror pasi ka mposhtur nikoqirin e këtij evenimenti të madh sportiv, Katarin me rezultat 2-0.
Ekuadorianët u treguan skuadër shumë më e mirë që nga fillimi i ndeshjes e deri në përfundimin e saj.
Enner Valencia ishte lojtari që vulosi fitoren e Ekuadorit me dy golat e tij të realizuar në pjesën e parë, përkatësisht në minutat 16’ nga penalltia dhe 31-të.
I njëjti lojtar tundi rrjetën e Katarit edhe në minutën e tretë, por u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.
Kështu Ekuadori e kryeson grupin A me tre pikë. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Holanda dhe Senegali.
Ekuadori shkon në pushim me dy gola epërsi ndaj Katarit
Mbyllet pjesa e parë, Ekuadori shkon në pushim me dy gola epërsi ndaj Katarit
Ka përfunduar me dy gola të shënuar pjesa e parë e ndeshjes së parë të Kampionatit Botëroir ndërmjet Katarit dhe Ekuadorit.
Është Ekuadori që ka shkuar në pushim me dy gola avantazh për ta pritur kështu me komoditet edhe pjesën e dytë të ndeshjes.
Enner Valencia ishte realizues i të dy golave. Të parin e shënoi në minutën e 16 nga penalltia, kurse goli i dytë erdhi në minutën e 33’ të cilin e realizoi mjaftë bukur me kokë.
Po i njëjti lojtar shënoi edhe një gol në minutën e tretë, por i cili u anulua për shkak të pozitës jashtë loje pas kontrollimit me VAR.
Vjen goli i parë në Botëror, Ekuadori në epërsi ndaj KataritMbyllet pjesa e parë
Pas golit të parë të anuluar, Ekuadori ka shënuar sërish dhe kësaj radhe nga penalltia për të kaluar në epërsi 1-0 ndaj Katarit.
Goli erdhi në minutën e 16 të ndeshjes dhe realizues ishte Valencia, lojtar i cili realizoi edhe golin e parë, por që u anuluar për pozitë jashtë loje.
Ky është njëherit edhe goli i parë në këtë Kampionat Botëror.

 

Back to top button