Vjen në video-poezi, ‘Vdekja e aktorit’ e Bekim Lumit
Në ditëlindjen e aktorit dhe regjisorit të ndjerë Bekim Lumi, është publikuar në video-poezi, ‘Vdekja e aktorit’.
Kjo u bë e ditur nga aktori Afrim Muçaj, i cili falënderoi të gjithë për kontributin e dhënë në finalizimin e këtij projekti.
“’Vdekja e aktorit’, njana prej poezive të Bekim Lumit, e shkëputun nga libri ‘engjull blu’, e sollëm në formatin video-poezi bashkë me Ibër Dearin dhe djemt fantastik të Lumiere. Dritë të baftë shpirti Lum, sot në datën e lindjes tande!”, ka shkruar Muçaj.
Ndryshe, Bekim Lumi vdiq më 30 korrik 2018 pas një sëmundje të rëndë./21Media