Vodhi para nën kërcënimin e armës, arrestohet 29 vjeçari

Një 29 vjeçar është arrestuar sot në Gjirokastër, sepse nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë një shumë parash, në filialin e Postës Shqiptare në lagjen “Varrosh”.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov dhe një shumë parash.
“Falë kontrollit të imtësishëm të zonës, shërbimet e Policisë bënë të mundur që pas disa minutash të lokalizonin dhe të arrestonin autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin I. M., 29 vjeç, banues në Vlorë, si dhe të sekuestronin armën e zjarrit, shumën e parave të vjedhura, kapuçin dhe një palë doreza. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi municioni luftarak.”, ka informuar Policia.
29-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për të vijuar me procedurat e mëtejshme./21Media

Back to top button