Von der Leyen: Janë ndarë një miliard euro mbështetje për sektorin e energjisë

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë fjalimit të saj në konferencën e mbajtur në Tiranë tha se mbështjetja e BE-së për rajonin do të jetë e madhe.
“Ky është një samit partneriteti me biseda të thella, të qarta e të sinqerta. Ne folëm për disa tema, një temë madhore është se dëshirojmë të përballemi me këtë luftë të tmerrshme që ka nisur Rusia në Ukrainë si dhe për një nga pasojat e saj, që është energjia”, ka thënë ajo.
“Ne përballemi me këtë sfidë dhe në Ballkanin perëndimor ndaj është e rëndësishme të japim zgjidhje të njëjta pasi paketa prej një miliard eurosh për sektorin e energjisë është e ndarë në dy pjesë, 500 milionë euro mbështetje e drejtpërdrejtë, ndërsa gjysma e dytë është mbështetje për infrastrukturën”, ka thënë më tej Von Der Leyen./21Media

Back to top button