Vrasja që tronditi Amerikën: Prindërit e Gabby Petito-s padi kundër policisë
Prindërit e Gabby Petito ngritën një padi prej 50 milionë dollarësh kundër Departamentit të Policisë së qytetit të Moab të enjten, duke pretenduar se oficerët e saj ishin neglizhues në ndërveprimet e tyre me 22 vjeçaren dhe të fejuarin e saj Brian Laundrie, dy javë para vdekjes së saj verën e kaluar.
“Qëllimi i kësaj padie është të nderojë trashëgiminë e Gabby-t duke kërkuar përgjegjësi dhe duke punuar drejt ndryshimeve sistematike për të mbrojtur viktimat e abuzimit dhe dhunës në familje dhe për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen”, tha në një deklaratë avokati James W. McConkie.
Padia akuzon departamentin dhe oficerët e tij për dështimin për të ndjekur ligjin dhe për dështimin për të mbrojtur Gabby-n gjatë një hetimi për një trazirë familjare në muajin gusht 2021, vetëm disa javë para se i dashuri ta vriste atë. Në padi thuhet se oficerët përcaktuan në mënyrë të pahijshme se Gabby ishte agresori kryesor në ndërveprim dhe keqzbatuan ligjet e Utah-s në lidhje me abuzimin në familje. Ajo gjithashtu akuzon departamentin e policisë për dështimin në trajnimin e duhur të oficerëve të saj për këto çështje.
Në një konferencë për media të enjten, prindërit e saj thanë se ata ngritën padi për të siguruar që policia të bënte këto ndryshime për të ndihmuar viktimat e tjera të abuzimit.
“Ne mendojmë se duhet të sjellim drejtësi sepse ajo mund të ishte mbrojtur atë ditë”, tha Nichole Schmidt, nëna e Gabbyt.
“Ka ligje të vendosura për të mbrojtur viktimat dhe ato ligje nuk u ndoqën, dhe ne nuk duam që kjo t’i ndodhë askujt tjetër”, shtoi ajo.
Qyteti i Moabit lëshoi një deklaratë të enjten duke mohuar përgjegjësinë për vdekjen e saj dhe duke thënë se do të mbrohej kundër padisë, raporton CNN
Gabby u raportua e zhdukur pasi Laundrie u kthye në shtëpinë e prindërve të tij në Florida më 1 shtator dhe prindërit e saj nuk ishin në gjendje ta kontaktonin atë.
Trupi i 22 vjeçares u gjet disa javë më vonë në Pyllin Kombëtar Grand Teton dhe një mjek ligjor tha që ajo vdiq nga mbytja. Laundrie më pas u zhduk në një rezervat natyror në Florida dhe trupi i tij u gjet në mes të tetorit së bashku me një fletore në të cilën ai kishe pranuar se e kishte vrarë të dashurën./21Media