Vuçiç premtoi të ruajë paqen

Aleksandar Vuçiq bëri betimin si president i Serbisë, duke iu zotuar përkrahësve të tij se do të punojë për paqe dhe stabilitet në Ballkan

Ish-ultranacionalisti, i kthyer në reformator pro Bashkimit Europian, siç preferon ta quajë veten, dha zyrtarisht të martën dorëheqjen nga posti i kryeministrit, për të zënë atë të kryetarit të shtetit, falë triumfit dërrmues në zgjedhjet presidenciale të muajit prill.

Përpara turmës entuziaste të mbështetësve, që përshëndetën zyrtarizimin e tij, Vuçiç premtoi të ruajë paqen e të mbrojë të ardhmen e fëmijëve të Serbisë.

Në qendër të Beogradit, ndërkohë, simpatizantë e kundërshtarë të tij u përleshën me njëri-tjetrin, ndërsa ndërhyrja e policisë nuk i lejoi demonstruesit t’i afroheshin ndërtesës së Parlamentit.

Posti i presidentit në Serbi është përgjithësisht ceremonial, por besohet gjerësisht se Vuçiq do të vazhdojë të luajë një rol madhor në skenën politike të vendit, duke vepruar prapa kuintave.

47-vjeçari pason presidentin në largim, Tomislav Nikoliq. Fitorja e tij në zgjedhjet e 2 prillit erdhi gati një vit, pasi Partia Progesive Serbe – që udhëhiqet nga Vuçiç, fitoi zgjedhjet parlamentare.

Vuçiq ka forcuar kontrollin e tij në pushtet dhe ai e konsideron veten reformator në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Disa kritikë kanë paralajmëruar se kontrolli i Partisë Progresive Serbe mbi tërë fuqinë legjislative dhe qeverisëse mund të shtyjë Serbinë.

Back to top button