Vuçiq paralajmëron pasoja që nuk u lejua votimi në Kosovë për referendumin e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ndalimi i Prishtinës për votën e serbëve në Kosovë në një referendum do të kishte pasoja të gjera dhe se Serbia “qëndron me popullin e saj”.
”Do të ketë pasoja të gjera, por ata nuk duhet të dinë gjithçka dhe të dëgjojnë gjithçka. Sido që të jetë, ne jemi me njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi dhe së bashku me njerëzit tanë do të marrim vendime në të ardhmen”, ka thënë Vuçiq.
Pas votimit në referendum për ndryshimin e Kushtetutës, Vuçiq ka vlerësuar se sjellja e Prishtinës nuk është befasi, duke konsideruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po i ngacmon serbët, shkruan N1.
”Por serbët pa mëdyshje dje përmes përfaqësuesve të Listës së tyre Serbe thanë atë që donin dhe edhe sot treguan se vota e serbëve të Kosovës është votë për ‘po’ dhe ‘po’ për Serbinë, jo për Kurtin”. ka thënë Vuçiq.
Ai tha se ka një ‘problem më të thellë dhe këtë mendojnë disa anëtarë të Kuintetit, i cili përbëhet nga Amerika, Britania e Madhe, Gjermania, Italia dhe Franca./21Media

Back to top button