VV dorëzon kallëzim penal ndaj komunës së Prishtinës

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka njoftuar se sot ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Drejtorisë së Inspekcionit.
Kallëzimi penal sipas këtij njoftimi ka të bëjë me objektin ku janë të vendosura zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Nga VV kanë thënë se po presin nga organet e drejtësisë që të marrin, ndaj siç kanë thënë ata keqpërdoruesve të detyrës zyrtare.
“Më 6 prill 2022, mbajtëm Konferencë të Jashtëzakonshme duke prezantuar refuzimin e lejes nga Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit, që ia kishin bërë LDK-së. Pavarësisht kësaj, ata sërish kishin ndërhyrë në këtë objekt. Ne, në konferencë paralajmëruam që jemi duke e përgatitur një kallëzim penal. Dy javë më vonë, ndonëse shpresuam se Drejtoria e Inspekcionit do të marrë masa, një gjë e tillë nuk ndodhi, prandaj edhe sot deponuam këtë Kallëzim Penal. Presim nga organet e drejtësisë që të marrin masa ndaj atyre që e keqpërdoren detyrën zyrtare duke toleruar ndërtime pa leje në qendër të qytetit. Dhe, ftojmë LDK-në që të tërhiqet nga kjo traditë e saj, sepse po e ngulfat Kryeqytetin”, thuhet në njoftimin e VV-së./21Media

Back to top button