Xavi pas fitores ndaj Atleticos pati një lutje për tifozët

Fitorja ndaj Atletico Madridit natyrisht se ka lënë shije të ëmbël te tifozët e Barcelonës si dhe te trajneri i skuadrës Xavi Hernandez.
Me rezultat 4-2 “katalanasit” dolën triumfues nga ndeshja spektakolare e zhvilluar në “Camp Nou”, por menjëherë pas ndeshjes Xavi tregoi se në këtë sfidë ndodhi diçka që nuk i ka pëlqyer aspak.
Trajneri spanjoll u ka kërkuar tifozëve që ata të mos e permendin emrin e Ousmane Dembelen sepse ai është pjesë ë grupit të lojtarëve dhe se duhet të mbështetet njësoj.
“Unë do të doja t’i kërkoja tifozëve të mos i fishkëllenin Dembélés. Ai është një tjetër i grupit që luajti sot dhe tani ju lutem ndaloni”, ka thënë Xavi pas ndeshjes.
Barcelona e ka fituar derbin e javës së 23-të në elitën e futbollit spanjoll kundër Atletico Madridit.
“Katalunasit” në stadiumin “Camp Nou” triumfuan 4:2 kundër rivalëve nga kryeqendra spanjolle, Madridi.

Back to top button