Xhaferi foli shqip në Parlamentin Evropian, VMRO-DPMNE-ja me padi!

 
VMRO-DPMNE sot ka njoftuar se do të iniciojë kallëzim penal kundër kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, për shkak të siç theksohet në kumtesën e tyre “shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve”.
Nga partia opozitare apelojnë deri te autoritetet dhe institucionet kompetente të reagojnë dhe ta dënojnë këtë hap.
VMRO-DPMNE e paralajmëron këtë hap pasi para dy ditësh kryetari i Kuvendit, Xhaferi para Komitetit për politikë të jashtme të PE-së është drejtuar me fjalim në gjuhën shqipe.
Interpelancë për Xhaferin sot ka paralajmëruar edhe “E Majta”, ndërsa mbështetje ka marrë edhe nga VMRO-DPMNE-ja./21Media

Back to top button