Yll Limani publikon “Malet”

“Malet” është kënga më e re  nga Yll Limani, të cilën e ka publikuar bashkë me një videoklip.
Muzikën e kësaj kënge e ka bërë “Lira” e cila e ka shkruar edhe tekstin bashkë me këngëtarin. Ndërsa, Fatjon Miftari është producent i projektit, derisa Johan Bejerholm është kujdesur për miksimin dhe masterizimin.
Për klipin është angazhuar produksioni Supercut.
“Shpresoj ta pëlqeni po aq sa të gjithë ata që punuan në të”, ka shkruar Ylli në njoftimin për këngën e re.

Kënga e fundit që Ylli publikoi këtë vit ishte bashkëpunimi me reperin, Ledri Vula, e titulluar “Tonat”.
Ajo është publikuar tre muaj më parë dhe deri tani ka arritur më shumë se 17 milionë klikime në kanalin zyrtar “YouTube”./21Media

Back to top button