Zaev: Do të sjellim vendime edhe në korridor edhe nëpër shkallë

Ndërsa, Miloshovski thotë se Zaevi bën thirrje për grusht shtet

Ka mbaruar koha kur mundeshit ta shkelni Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren në këtë Kuvend dhe pastaj atë ta shitni si akt patriotik, deklaroi sot në vazhdimin e 20 të seancës konstituive të Kuvendit, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Kjo shumicë parlamentare këtu, ka të drejtë dhe obligim që ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit nga radhët e vendit dhe për këtë do të sjellë vendime, do të sjellë vendime në këtë sallë , do të sjellë vendime nëpër salla të tjera të Kuvendit, në korridor, në shkallë, në amfiteatrin e Fakultetit të Drejtësisë, në AMSHA, do të sjellë vendime”, tha Zaev.

Deklarata e këtillë shkaktoi reagime të shumta te deputetët e VMRO-DPMNE-së. Në pauzën e seancës së Kuvendit, deputeti Antonio Milloshovski në konferencën për Media e fajësoi Zaevin se po përgatit grusht shtet.

“Thirrja që në mënyrë jo legjitime të zgjedhet kryetari i Kuvendit është thirrje për konflikt, tensione dhe për grusht shtet. Ajo qe dëshiron të bëjë Zoran Zaevi dhe bashkëpunëtorët e tij do të jetë dëm afatgjat me pasoja të pa përmirësueshme për stabilitetin dhe demokracinë në Maqedoni”, u shpreh Milloshovski,

Miloshovski tha se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është i shantazhuar, siq tha ai nga strukturat narko – mafioze, të cilët i kanë ndihmuar atij në zgjedhje. Ai përsëri bëri thirrje për zgjedhje të reja dhe tha se përfaqësuesit ndërkombëtar nuk kanë të drejtë të përzihen në çështjen se a duhet në Maqedoni të ketë zgjedhje të parakohshme se bashku me ato lokale ose jo.

Në kumtesën e LSDM-së thuhet se Antoni Milloshovski më sa paku ka të drejtë të flasë në emër të popullit, pasi që sic thonë nga partia, Milloshovski i ka bindur qytetarët për politikat e VMRO-DPMNE-së, duke e ditur se po i gënjen, shkruan tv21.tv.

Punën e sotshme në Kuvend e shënoi edhe fjalosja mes deputetëve të Besës dhe VMRO-DPMNE-së. Zekirija Ibrahimi tha se Besa nuk ka marrëveshje me LSDM-në dhe se kërkesat e tyre të përfshira në deklaratën e përbashkët të Shqiptarëve janë vetëm qëndrim i tyre dhe i askujt tjetër. Ilija Dimovski ia ktheu duke thënë se ai nuk është albanofob, vetëm pse e mbron identitetin e Maqedonisë.

“Populli maqedonas dhe ne nuk kemi asgjë kundër popullit shqiptar në Maqedoni. Por kemi kundër asaj qe të ndjehemi sikur dikush po na e redifinon identitetin tonë”, tha Dimovski.

Seanca e Kuvendit do të vazhdojë deri në zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit./21Media

Back to top button