Zelensky bën hapa të mëtejshëm për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ai kishte “koordinuar hapat e mëtejshëm në rrugën e integrimit euroatlantik të Ukrainës” sot gjatë një bisede telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në një postim në “Twitter” Zelensky tha se është në kontakt të vazhdueshëm me partnerët strategjikë. “Pata një telefonatë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg”, tha ai.
Ndërkohë, Stoltenberg tha se NATO do të “mbajë dhe rritë mbështetjen për Ukrainën për aq kohë sa të duhet”.
“Bisedova me Presidentin Zelensky dhe lavdërova popullin dhe forcat e guximshme ukrainase për përparimin mbresëlënës në rikthimin e territorit të tyre nga agresorët rusë. Rusia duhet të ndalojë luftën që ka nisur”, tha ai./21Media

Back to top button