Zelensky i bën thirrje OKB-së të vizitojë vendin e sulmeve në qendrën tregtare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyyu ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të vizitojnë vendin e një sulmi raketor në një qendër tregtare në Kremenchuk, gjatë një fjalimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“Unë sugjeroj që Kombet e Bashkuara të dërgojnë ose një përfaqësues special, ose sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ose një komision të plotfuqishëm në vendin e këtij akti terrorist”, tha Zelensky.
Ai shtoi se kjo do t’i mundësojë OKB-së që “të zbulojë në mënyrë të pavarur informacionin dhe të shohë se ky ishte me të vërtetë një sulm raketor rus”, transmeton rtv21.tv.
Të paktën 18 persona u vranë në sulmin e djeshëm, dhjetëra u plagosën dhe shumë janë ende të zhdukur./21Media

Back to top button