Zelensky i kërkon falje gruas, ja çfarë i mbajti sekret

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe zonja e parë Olena Zelenska kanë dhënë intervistën e tyre të parë të përbashkët televizive ndërkombëtare.
Ata diskutuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë për Ukrainën dhe se si lufta ka ndikuar në martesën e tyre.
Olena Zelenska, gjatë një interviste, zbuloi se si e kishte mësuar lajmin që bashkëshorti Volodymyr Zelensky, do të kandidonte për president.
Ajo tregon se nuk ka ditur asgjë, deri në momentin që e kishte parë atë në televizionet ukrainase, transmeton rtv21.tv.
“Çdo ditë mendonte të ma thoshte, se ky është momenti, duhet t’ia them asaj. Por vetëm kur pash fjalimin e tij për Vitin e Ri mësova se po kandidonte”, tha Olena Zelenska.
Më pas, të dy shpërthyen në të qeshura, me Zelenskyn në fund që i kërkon falje zonjës së parë ukrainase. 44-vjeçari, me profesion komedian, erdhi në pushtet në vitin 2019, kur në zgjedhje mposhti rivalin Petro Poroshenko./21Media

Back to top button