Kaloni te përmbajtja kryesore

Zelensky mirëpret dërgesën e parë të grurit, por thotë se Rusisë nuk i besohet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mirëpritur dërgesën e parë të drithit nga porti i Odesa që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt.
“Porti filloi të punojë, filloi trafiku i eksportit dhe ky mund të quhet sinjali i parë pozitiv se ka një shans për të ndaluar zhvillimin e krizës ushqimore në botë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm me video.
Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi “Ne nuk mund të kemi asnjë iluzion se Rusia thjesht do të përmbahet nga përpjekjet për të penguar eksportet ukrainase. Rusia vazhdimisht provokoi zi buke në vendet e Afrikës dhe Azisë, të cilat tradicionalisht importonin sasi të konsiderueshme të ushqimit ukrainas. Dhe tani — Në kushtet e vapës ekstreme, si këtë vit në Evropë, kërcënimi i krizës së çmimeve dhe një mungesë të caktuar ushqimore është i pranishëm edhe për disa vende evropiane”
Zelensky tha se 16 anije presin radhën e tyre për dërgesë dhe “ne jemi gati të japim një kontribut të duhur në stabilizimin e tregut botëror të ushqimit”.
Ai tha gjithashtu se më shumë se një milion vende pune në Ukrainë mbështeten në rifillimin e eksportit, transmeton rtv21.tv.
Zelensky tha se kishte folur me presidentin francez, Emmanuel Macron për eksportet dhe çështjet e mbrojtjes dhe gjithashtu për mbështetjen financiare për Ukrainën.
Ai tha se i kishte kërkuar Macron “të na ndihmojë për të zhbllokuar makrofinancat, të cilat kanë ngecur në Evropë. Dua t’u kujtoj të gjithë liderëve se janë 9 miliardë euro. Këto nuk janë gjëra të vogla për ne, por gjëra të rëndësishme sociale – këto janë pensionet tona, këto janë rrogat tona, mbështetje për emigrantët”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button