Zelensky: Ukraina do të aplikojë sot për anëtarësim në NATO
Në një ceremoni në Moskë, Presidenti, Vladimir Putin aneksoi katër territore të pushtuara në Ukrainë. Vetëm pak kohë më vonë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se vendi i tij do të aplikojë për anëtarësim në NATO.
“Pas aneksimit të zonave të pushtuara në Ukrainë nga Rusia, Kievi planifikon të aplikojë për anëtarësim në NATO sot”, këtë e ka bërë të ditur kreu i shtetit Zelensky në një video-mesazh të shpërndarë nga Telegram, transmeton rtv21.tv.
“Në fakt, ne jemi tashmë në rrugën drejt NATO-s. Ne kemi demonstruar tashmë përputhje me standardet e Aleancës”, tha ai./21Media
View this post on Instagram
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?