Zëvendëskryeministrja thotë se Rusia është përfshirë në gjenocid kundër Ukrainës
Zëvendëskryeministrja e ukrainës, Olha Stefanishyna e ka akuzuar Rusinë për kryerjen e akteve të gjenocidit gjatë pushtimit të vendit të saj.
Stefanishyna tha se ajo beson absolutisht se aktet e gjenocidit janë kryer nga regjimi rus dhe tha se presidenti, Vladimir Putin dhe udhëheqësit në Kremlin janë kriminelë lufte.
Stefanishyna tha se numri i viktimave civile të vrarë dhe të plagosur gjatë pushtimit rus ka qenë shumë më i madh se forcat e armatosura të Ukrainës dhe pretendoi se gratë janë përdhunuar për orë të tëra dhe më pas janë vrarë nga ushtarët rusë.
Por ajo u zotua se Ukraina do të rezistojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe tha se prokurori publik i vendit do të kërkojë të akuzojë trupat ruse të dyshuara për krime lufte, duke vënë në dukje se rreth 2,000 raste janë hapur tashmë.
Ajo vlerësoi gjithashtu liderët turq dhe izraelitë për rolet e tyre në përpjekjen për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje, por paralajmëroi se Ukraina nuk do të pajtohet me asnjë zgjidhje që do të bënte që Rusia të pretendonte territorin e saj, për të cilën ajo tha se ishte vija e kuqe e vendit në diskutime.
Megjithatë, ajo tha se mund të ketë hapësirë për diskutime mbi riintegrimin e rajoneve lindore separatiste të cilat janë pushtuar për tetë vitet e fundit./21Media