Silvio Berlusconi dhe Marta Fascina martohen në një ceremoni private

Silvio Berlusconi ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren, Marta Fascina.
85 vjeçari dhe 32 vjeçarja janë tashmë tre vjet bashkë, e ceremonia e çifit u mbajt në pronën Villa Gernetto në Milano.
Megjithëse nuk kishte as një dasmë në kishë, as një bashkim civil, ngjarja u cilësua si një “festë dashurie” për çiftin, shkruan VanityFair.
Ata kishin rreth 50 të ftuar, në këtë ceremoni ai u shoqërua nga miq e aleatë afatgjatë nga bota e politikës dhe e biznesit.
Marta e cila është deputete e partisë Forza Italia ka jetuar me biznesmenin miliarder për dy vitet e fundit, që kur ai u nda nga e dashura e tij e fundit e re, Francesca Pascale./21Media

Back to top button