​Zjarr i madh në Tiranë, 2 persona të lënduar nga asfiksia, drejt spitalit edhe 2 zjarrëfikës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të martë, 14 prill, një pallat shumë-katësh. Bëhet fjalë për një kompleks pallatesh në afërsi të spitalit “Nënë Tereza”, ku aty pranë janë dhe konviktet e studentëve të mjekësisë dhe infermierisë.

Deri në këto momente, raportohet për të paktën dy person të lënduar. Dyshohet për shkak të asfiksisë

Siç duket dhe nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, ai u nxorr nga zjarrfikëset përmes shkallëve ndihmëse, pasi ndodhej në katet e sipërme të godinës. Nuk dihet ende nëse ka persona të tjerë të lënduar, megjithatë, pjesa më e madhe e banorëve janë evakuuar.

Gjithashtu dy punonjës të zjarrfikëses janë marrë me autoambulancë pasi nuk janë ndjerë mirë gjatë tentativës për shuarjen e zjarrit./vizionplus

Back to top button