Afërdita Saraçini-Kelmendi, Ambasadore e Paqes Universale

Nderohet drejtoresha e përgjithshme e RTV21

Drejtoresha gjenerale e Radiotelevizionit 21, Afërdita Saraçini-Kelmendi u nderua me titullin “Ambasadore e paqes universale” nga forumi i ambasadorëve.

Ky titull iu dorëzua drejtoreshës së përgjithshme të RTV21, me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, organizuar nga shoqata “Dardania” në Mannheim të Gjermanisë.

Ndërsa në Kongresin amerikan në Uashington, me rastin e 20 vjetorit të themelimit të RTV21 dhe hapjes së zyrës së televizionit tonë në SHBA, Kongresisti Eliot Engell, ia  ka dorëzuar delegacionit  të RTV21 flamurin e SHBA, i cili ka valuar në Kongres, me rastin e themelimit të RTV21. 

Saraçini-Kelmendi është nderuar edhe me çmime e mirënjohje të shumta për punën e palodhshme për dy dekada në RTV21. Ajo në vitin e kaluar është nderuar në Washington nga IREX-me çmimin për gazetari të avancuar para dhe pas luftës në ndërtimin e një institucioni të fortë profesional.

Në përvjetorin e 10-të të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi e ka nderuar me Medalje Presidenciale RTV 21. Medalja i është dorëzuar drejtoreshës së përgjithshme, Afërdita Saraçini Kelmendi, për kontributin e  RTV21 për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Radiotelevizioni 21, drejtoresha Saraçini Kelmendi dhe ekipi profesional ka pranuar qindra mirënjohje edhe nga organizata të ndryshme ndërkombëtare e vendore si dhe institucione të ndryshme publike e private./21Media

Back to top button