Apeli kërkon vazhdimin e gjykimit ndaj Qemajl Mustafës dhe të tjerëve

Të akuzuarit akuzohen për krim të organizuar lidhur me vepra penale

Gjykata e Apelit njofton se ka miratuar ankesën e Prokurorisë Speciale në rastin e Qemajl Mustafës dhe 38 të akuzuarve tjerë.

“Apeli e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 30.11.2018, në atë mënyrë që, kërkesat e mbrojtësve për hudhje të aktakuzës janë refuzuar, ndërsa procedura tani në këtë çështje juridiko penale, vazhdohet sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, të parapara për caktimin e seancës së shqyrtimit gjyqësor”, njofton  Gjykata e Apelit përmes një komunikate.

Gjykata e Apelit bënë të ditur se të akuzuarit akuzohen për krim të organizuar lidhur me vepra penale.

“Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Q.M., H.D., V.G.,Q.S.,I.R.,M.N.,M.K., H.M., F.H.,D.B.,A.H., R.M., S.Sh., G.K., Sh.Q.,M..C.-Sh, I.F., B.M., H.I., F.O., H.A., S.Xh., Q.L., E.B., A.M.,N.S., Z.F., A.M. dhe N.J.,  akuzohen për  krim të  organizuar, lidhur më veprën penale të shpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar. Ndërsa, B.K., A.P., Rr.H., F.Z., S.I., N.M., M.A., B.G., A.A., dhe A.S akuzohen për veprën penale krim i organizuar lidhur më veprën penale keqpërdorim i autorizimit në ekonomi”, theksohet tutje në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Gjykata e Apelit konstaton se në bazë të shkresave të lëndës, në rastin konkret ka prova të mjaftueshme, nga të cilat rezulton dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit kanë kryer veprën penale në fjalë.

Tutje, në komunikatë bëhet e ditur se gjykata e shkallës së parë obligohet të vazhdojë më tutje më procedim penal, të administroj provat, e pastaj ta marr një vendim të drejtë dhe të ligjshëm. /21Media

Back to top button