Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale vjedhje

Materialet e vjedhura janë sekuestruar

Një rast i veprës penale ‘vjedhje’ është raportuar gjatë ditës së sotme në Stacionin Policor në Vushtrri, ku si rezultat i informacionit të pranuar dhe një reagimi të shpejtë, njësitet policore kanë arritur që në flagrancë të arrestojnë tre persona të dyshuar në kryerje të veprës penale ‘vjedhje’.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësi i policisë së rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti

“Arrestimi i dy të dyshuarave është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se sot rreth orës 12:00, në rrugën ‘Gëzim Rama’’ në Vushtrri, tre të dyshuarit në bashkëveprim, në objektin e vjetër të gjykatës kanë kryer veprën penale ‘vjedhje’, me ç’rast nga hapësirat e objektit kanë vjedhur pjesë të ndryshme të metalit.”, ka deklaruar Zahiti.

Zahiti ka shtuar se materialet e vjedhura dhe veglat me të cilat është kryer vepra penale janë sekuestruar dhe do të procedohen në rast si prova materiale. Ndërsa pas intervistimit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button