Çka do të bëhet me shitjen e biletave, pas dështimit të ”Sunny Hill” në Prishtinë

Sunny Hill Festival përmes faqes zyrtare ka reaguar për herë të parë, pas dështimit të mbajtjes në Prishtinë.
Siç ka njoftuar edhe themeluesi dhe organizatori i këtij Festivali Dukagjin Lipa, edhe festivali ka dhënë të njejtat arsye duke theksuar se këtë gusht ata janë të detyruar të shkojnë në Tiranë, për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen.
Qytetarët të cilët nuk do të mund të jenë në Tiranë, ekziston mundësia e rimbursimit të biletave, ku dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik.
”Të njëjtat data, e njëjta përvojë e bukur, vendndodhja e ndryshme. Ne duam të informojmë të gjithë mbajtësit tanë të biletave se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
RTV21 ka kontaktuar edhe me Alban Kastratin i cili e ka konfirmuar se ky festival do të mbahet në Tiranë, por që nuk ka dhënë detaje të tjera./21Media

Back to top button