Çka përmban platforma e dialogut?

Platforma iu dorëzua sot Kuvendit

Ekipi negociator sot i ka dorëzuar platformën Kuvendit të Kosovës. Kjo platformë përcakton parimet dhe qëndrimin zyrtar të Kosovës në procesin e dialogut.

Aty janë të përcaktuara edhe pesë parime në bazë të së cilave do të punojë Delegacioni Shtetëror në bisedime me Serbinë.

Kjo platformë garanton se do të ruhet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës me Kushtetutë dhe me Ligj.

Më poshtë gjeni dokumentin e plotë të platformës.

Pas dorëzimit të platformës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe bashkëkryesuesit e ekipit negociator kanë thënë se me këtë platformë garantohet sovraniteti dhe integriteti i vendit. Fatmir Limaj ka thënë se të gjithë duhet ta kenë të qartë që Kosova shkon në Bruksel për njohje, për asgjë tjetër./21Media

Back to top button