Çun Lajçi i dëshpëruar me zgjedhjen e Haradinajt

“Unë vertetë s’e kuptuekam politikën, por as Ty lum miku, ç’krijesë qenka ky soj shqiptar”

Pas kolacionit parazgjedhor që bëri lideri i AAK-së me PDK-në dhe NISMA-në, persona të shumtë kanë reaguar madje edhe fytyra publike.

Në mesin e reagimeve vjen edhe një i artistit Çun Lajçi i cili e ka “goditur” Haradinajn me disa fjalë në një postim të fundit që ka bërë në Facebook, shkruan rtv21.tv

Mes tjerash Lajçi i thotë Haradinajt, “Tani Çakorrin e Kullën frigohem se do ta votosh edhe Ti”

“Unë artisti s’ta kam pas borxh dëshpërimin

Komandant i Dukagjinit!

“Të erdha n’Strasbourg me nji strajcë poezi lum miku, dhe plot me mall t’i lexova e pastaj gojarisht ta thash:
kthehu me pisha të dhezuna në brina dhishë, me kunorë therrash rreth qafe, dhe ik prej luleve të mbushura grejza”por nuk e paske pas kuptue!
Tani Çakorrin e Kullën frigohem se do ta votosh edhe Ti, e mua s’me mbetet tjetër veç me ia ba gjamën.
Unë vertetë s’e kuptuekam politikën, por as Ty lum miku.
Ç’krijesë qenka ky soj shqiptari.
A kështu paskan qenë edhe t’parët?
Sa dëshpërim në kët mengjes Maji të vitit marroç 2017!!!”, ka shkruar artisti Lajçi në shkrimin e tij./21Media

Back to top button