Drita nis sot aventurën në garat evropiane

Pas Ballkanit, tani është radha për skuadrën e Dritës që ta përfaqësojë Kosovën në garat evropiane, kësaj radhe në Ligën e Konferencës.
Me fillim nga ora 17:00, stadiumi “Veritas Stadion” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes skuadrës finlandeze, Inter Turku, dhe asaj kosovare, FC Drita.
Ndeshja e sotme do të jetë e vlefshme në kuadër të raundit të parë kualifikues drejt Ligës së Konferencës.
Synimi i vetëm i Dritës sot do të jetë nxjerrja e një rezultati pozitiv, në mënyrë që në ndeshjen e kthimit të cilën e zhvillon në stadiumin “Fadil Vokrri” ta ketë më të lehtë sigurimin e kualifikimit tutje.
Sa i përket formës së dy skuadrave në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, të dyja kanë bilanc të njëjtë të statistikave, ku kanë regjistruar nga tri fitore, një barazim dhe një humbje.
17:00 Inter Turku – Drita.

Back to top button