Festë në Mitrovicë

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, nga Exit Poll-et është renditur si fitues pa balotazh.
Pas këtij rezultati në Mitrovicë ka filluar festa nga sipmatizantët e PDK-së.

Veç festës një reagim ka ardhur edhe nga kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i cili ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës për mbështetjen.
“FALEMINDERIT, MITROVICË! Kjo është Mitrovica e vërtetë. Ky është shpirti i Mitrovicës. U bashkuam për qytetin tonë, për ta ndryshuar, për ta zhvilluar”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Në garë për Mitrovicën janë: Nga LDK Armend Agolli, nga PDK Bedri Hamza, nga Lëvizja Vetëvendosje Agim Bahtiri./21Media

Back to top button