Pas mbylljes së vendvotimeve, reagon Bedri Hamza: Ky është shpirti i Mitrovicës

 
Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pasi nga Exit Poll-et është renditur si fitues pa balotazh.
Hamza ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës për mbështetjen.
“FALEMINDERIT, MITROVICË! Kjo është Mitrovica e vërtetë. Ky është shpirti i Mitrovicës. U bashkuam për qytetin tonë, për ta ndryshuar, për ta zhvilluar”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare.
Në garë për Mitrovicën janë: Nga LDK Armend Agolli, nga PDK Bedri Hamza, nga Lëvizja Vetëvendosje Agim Bahtiri./21Media
 

Back to top button