Gjermania, Franca dhe Italia kundër bisedimeve për marrëveshje të re

Reagimet pas vendimit të SHBA-së për largim nga marrëveshja e Parisit

Italia, Franca dhe Gjermania lëshuan një kumtesë të përbashkët, në të cilën u theksuan se shprehin keqardhje për vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për tu tërhequr nga marrëveshja e Parisit për Klimën dhe hodhën poshtë sugjerimin e tij se kjo marrëveshje globale do të mund të ndryshohet.

Agjencitë e lajmeve, duke cituar disa burime, njoftuan se Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ja ka thënë këtë Trumpit gjatë bisedës telefonike që ka zhvilluar me të.

“Jemi të mendimit se vrulli, i cili u nxit në Paris në dhjetor të vitit 2015, është i pakthyeshëm dhe besojmë fuqishëm se nuk mund të bisedohet më për marrëveshjen e Parisit, pasi që kjo marrëveshje është një mjet vital për planetin, shoqëritë dhe ekonomitë tona, thuhet në kumtesën e përbashkët, të nënshkruar nga Makron, nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni, shkruan rtv21.tv

Tre udhëheqësit ju bënë thirrje aleatëve që të përshpejtojnë përpjekjet në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe theksuan se do të bëjnë më shumë për të ndihmuar shteteve në zhvillim që ri përshtaten këtyre ndryshimeve.

Vetë Merkel tha se vendimi i Trumpit është për keqardhje dhe nënvizoi se është tejet e përmbajtur kur e thotë këtë.

Në fjalimin e shkurtë në Parlamentin e Gjermanisë, tha se tani, pas këtij vendimi të Uashingtonit, bota duhet të shikoi përpara.

Edhe rivalja demokrate e Trumpit në zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton, tha se vendimi i presidentit amerikan, për tu tërhequr nga marrëveshja për klimën, është një gabim historik.

Sipas Clinton, bota e bashkuar po ec përpara sa i përket ndryshimeve klimatike dhe shtoi se vendimi i Trumpit, për të dal nga marrëveshja e Parisit, do ti lë në prapavijë punëtorët amerikanë dhe familjet e tyre./21Media

 

Back to top button