Hyseni ka një shpjegim pse VV insiston në Ministrinë e Brendshme

“Për mua është pak shqetësuese pse VV-ja insiston në këtë Ministri”

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni gjatë emisonit të sotëm “Click” në RTV21, ka thënë se për të është shqetësuse që Lëvizja Vetëvendosje po insiston aq shumë në Ministrinë e Brendshme.

“Për mua është pak shqetësuese pse VV-ja insiston në këtë Ministri, mos VV ushqen nocionin dhe e projekton postin e minisitrit të brendshme si një ministër që do të kap pendrekun dhe do jap urdhëra do instrumentalizoj Policinë e Kosovës për qëllime politike do të bëjë instrument të vetin njësitet të ndryshme hetuse, nuk kam shpjegim tjetër pse”, ka thënë Hyseni.

Gjatë ditës së sotme u konstitua Kuvendi i Republikës së Kosovës. Kryetar i Kuvendit u zgjodh Glauk Konjufca nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Gjithashtu u zgjodhën edhe pesë nënkryetarë të Kuvendit: Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje, Kujtim Shala nga LDK-ja, Memli Krasniqi nga PDK-ja , Sllavko Simiq nga Lista Serbe dhe Fikrim Damka nga komunitetet joshumicë.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve, i hapi rrugë formimit të Qeverisë së re./21Media

Back to top button