Konfiskohen edhe 272 pajisje të kriptovalutave

Sot në orët e para të mëngjesit, u konfiskuan edhe 272 paisjeve të kriptovalutave. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai ka njoftuar se pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të pajisjeve për minim të kriptovalutave.
“Si bëhet e ditur, në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj pajisjesh dhe është arrestuar një person. I gjithë aksioni është zhvilluar dhe ka përfunduar pa incidente”, ka thënë Sveçla përmes një postimi në “Facebook”.
Ministri ka thënë se aksione të tilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës.
Dy ditë më parë janë sekuestruar edhe 70 aparate për prodhimin e kriptovalutave, 67 në Mitrovicë, 3 në Podujevë./21Media

Back to top button