LSDM: Zgjedhje të reja nuk do të ketë, por qeveri të re

Sipas tyre, kryetari i ri i Kuvendit do t’i hapë rrugë zgjedhjes së qeverisë së re

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë përmes një kumtese theksoi se zgjedhje të reja parlamentare nuk do të ketë dhe se do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit i cili do t’i hapë rrugë zgjedhjes së qeverisë së re, shkruan tv21.tv

“Ky është vullneti i 700.000 qytetarëve i shndërruar në shumicën e re parlamentare të përbërë prej 67 deputetëve”, thekson LSDM, duke shtuar se zgjedhjet e parakohshme i nevojiten vetëm liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit që ta vazhdojë krizën politike përmes së cilës kërkon shpëtim nga përgjegjësia për krimin e kryer.

LSDM thekson se nuk ekziston kurrfarë platforme por ka program për qeveri të re reformuese dhe në të nuk ka ndryshim të himnit, flamurit, stemës, bankënotave, emrit, as dëme ndaj gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

“Ja përmbajtja e programit, publikisht e kapshme http://sdsm.org.mk/News.aspx?idNews=7681&lng=1. Zgjedhjet e parakohshme i nevojiten vetëm Gruevskit, që ta vazhdojë krizën politike përmes çka sheh shpëtim nga përgjegjësia për vjedhjen popullore. Nuk do të ketë zgjedhje të reja. Do të ketë punësime të reja, për 100 herë mbështetje më të madhe shtetërore për ndërmarrjet vendore, investime reale të huaja, jetë për të gjithë, drejtësi, unitet, stabilitet, të ardhme euro-atlantike të Maqedonisë që do t’u sigurojë qeveria e re reformuese qytetarëve të Maqedonisë unitare”, qëndron në kumtesën e LSDM-së.

Back to top button