Moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka informuar se nesër dhe pasnesër në vendin tonë do të mbajë situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike.
Sipas parashikimeve, në fushat termike parashihet rritje e lehtë sidomos të vlerave të maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten të njejta me ditët e fundit, duke bërë kështu që netët të jenë të fresketa me temperatura nën mesataren e korrikut.
“Temperaturat minimle do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-29 gradë Celsius”, ka bërë të ditur IHMK.
Do të fryjë erë e lehtë deri Në mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes./21Media

Back to top button