Ngushëllime nga Ivanov me rastin e sulmeve terroriste në Londër

Republika e Maqedonisë, siç thekson Ivanov, në mënyrën më të ashpër i dënon sulmet terroriste

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov i dërgoi ngushëllime  Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Elisabetës së Dytë, me rastin e sulmin terrorist në Londër.

“Në këto momente pikëllimi të thellë më lejoni që në emër të qytetarëve të RM-së, të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe t’ju inkurajoj në qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë në luftën me dhunën dhe aktet kriminale, pa marrë parasysh  nga kush dhe nga se janë motivuar”, thotë Ivanov.

Republika e Maqedonisë, siç thekson Ivanov, në mënyrën më të ashpër i dënon sulmet terroriste, që  përhapin frikë dhe nga të cilat askush dhe askund nuk është i sigurt dhe fuqishëm e përkrah Mbretërinë e Bashkuar në luftën e vendosur kundër terrorizmit , si parakusht në rrugën drejt paqes, stabilitetit dhe përparimit./21Media 

Back to top button