Prej 6 shkurtit do të mbahen provimet e janarit

Provimet mund të paraqiten më 4 dhe 5 shkurt

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur sot, diskutoi çështjen e organizimit të afatit të provimeve të janarit në njësitë akademike të UP-së

Në këtë takim, senatorët u pajtuan që nga e hëna, 4 shkurt 2019 të fillojë procesi i organizimit të provimeve.

UP njoftoi se SEMS-i për paraqitje të provimeve do të jetë i hapur në datat 4 dhe 5 shkurt të vitit 2019.

Ndërsa datat e mbajtjes së provimeve do të jenë nga 6 shkurti deri më 28 shkurt 2019 (përjashtim nga këto data bëjnë ditët e festave zyrtare).

“Si rrjedhojë e kësaj, obligohen dekanët e njësive akademike që të riorganizojnë datat e provimeve për javët e humbura, sipas specifikave të njësive përkatëse”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Semestri veror për vitin akademik 2018-2019, fillon me datë 25 shkurt./21Media

Back to top button