Presidenti i Universiteti prestigjioz në Gjermani vlerëson lart Besa Shahinin

Besa Shahini merr lëvdata nga presidenti i universitetit ku ka studiuar

Ministrja e re e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini , e cila është nga Kosova ka marrë vlerësime të larta nga Henrik Enderlein presidenti i Universitetit “Herties School”, në Gjermani aty ku Shahini ka vijuar studimet për master.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se është krenar me Besën.

“I gjithë komuniteti i ‘Hertie School of Governance’ është krenar për Besa Shahinin. Një model për të gjithë studentët dhe alumnit e kësaj shkolle.”, ka shkruar Enderlein, ndërkohë që këtë postim e ka shpërndarë edhe vet Shahini,

Ajo i është përgjigjur Enderlein duke falënderuar atë dhe duke u zotuar se do të japë maksimumin për t’i përcjell mësimet qe ka marrë aty.

Do jap maksimumin për ta përcjellë çdo njohuri të fituar në @thehertieschool (një ndër shkollat më të mira për politikat publike në botë) në çdo hap dhe punë që do bëjmë për arsimin, sportin dhe rininë shqiptare. Thank you Henrik Enderlein Thank you @thehertieschool”, ka shkruar Shahini.

Besa Shahini këtë muaj është zgjedhur ministre e Arsimit në Shqipëri./21Media

 

Back to top button