Rritet numri i rasteve me koronavirus në Korenë Jugore

Në Kinë numërohen 2 mijë e 236 të vdekur, 75 mijë të infektuar

Koreja e Jugut i rriti masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, pasi numri i rasteve të prekura u rrit ndjeshëm për të dytën ditë me radhë.

Kryeministri Chung Sye-kyun e cilësoi situatën si “emergjente”.

Dy qytetet jugore Daegu dhe Ceongdo u shpallën “zona të kujdesit special”. Ushtria po ashtu u izolua, pasi disa pjesëtarë të saj dolën pozitivë, përcjell 21Media

Të premten, Koreja e Jugut raportoi për 52 raste të reja, ndërsa të enjten për 53. Ky vend, në total, ka 156 raste me koronavirus, që e bën atë zonën më të prekur jashtë Kinës.

Koronavirusi, që është një familje e gjerë virusesh, mendohet se e ka origjinën në provincën Hubei të Kinës. Rastet e para atje janë shfaqur në muajin dhjetor.

Koronavirusi shkakton simptome të ngjashme me pneumoninë.

Shifrat e fundit nga Kina tregojnë për 2,236 njerëz të vdekur dhe mbi 75,000 të infektuar.

Koronavirusi është përhapur edhe në pjesën tjetër të Azisë, Evropë, SHBA dhe Afrikë./21Media

Back to top button