Problemet e eksporteve kosovare në Maqedoni të Veriut të eliminohen

Shala në takim me Saliun

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka zhvilluar një takim me ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Rexhep Saliu, që u diskutua për marrëdhëniet në mes të dyja shteteve dhe shkëmbimeve tregtare.

Ministri Shala e ka njoftuar ambasadorin për ankesat e bizneseve nga të dyja anët dhe po ashtu për barrierat që bizneset kosovare kanë gjatë eksportit në Maqedoninë e Veriut.

“Mora zotimin nga ambasadori që këto barriera jo tarifore me Maqedoninë e Veriut të eliminohen sa më shpejt që është e mundur. Unë jam i fokusuar që t’i ndihmojë biznesit vendor, duke adresuar problemet e tyre dhe qëllimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është që prezenca e prodhimeve kosovare të rritet në vendet e rajonit dhe me gjerë, duke ndikuar direkt në rritje të eksportit të prodhimeve tona”, tha ministri Shala.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së ambasadorit Saliu ka shprehur gatishmërinë që diskutohet për gjetjen e modaliteteve në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për t’i eliminuar barrierat.

Back to top button