Shoqata Farmaceutike e Kosovës tregon përse janë shtrenjtuar barnat

Shoqata ka një kërkesë për Qeverinë e Kosovës

Shoqata Farmaceutike e Kosovës thotë se ka pranuar shqetësime lidhur me ngritjen e çmimit të barnave, e të cilat vijnë rezultat i rritjes së çmimeve nga ana e distributorëve, por edhe si rezultat i rritjes së çmimit të lëndës së parë në vende të ndryshme të botës për shkak të gjendjes së krijuar me koronavirus.

Kërkesa në rritje për këto produkte, shtynë në furnizimin e barnatoreve disa herë brenda ditës. Me këtë rast edhe çmimet e produkteve farmaceutike ndryshojnë në varësi të çmimit të furnizimit momental. Me këtë rast edhe çmimet e produkteve farmaceutike ndryshojnë në varësi të çmimit të furnizimit momental.”, thuhet në komunikatë.

Shoqata përkujton përgjegjësitë dhe obligimet e farmacistëve gjatë kësaj periudhe si furnizimi i mjaftueshëm me pajisje mjekësore (maska, dorëza, mjete të tjera dezinfektuese), informimi i drejtë dhe edukimi i qytetarëve mbi masat e parandalimit të përhapjes së infeksionit, si dhe konsultimet dhe referimet te mjeku kur është e nevojshme.

Shoqata kërkon nga Qeveria e Kosovës t’i trajtoj farmacistët si partnerë të rëndësishëm në përpjekjen globale për parandalimin e epidemisë së COVID-19. /21Media 

Back to top button