Shpërthim me eksploziv në Bashkinë e Lushnjes, plagoset kryebashkiaku

Dyshohet se i kishin vendosur eksploziv në zyrë

Një shpërthim me granatë raportohet se ka ndodhur në zyrën e kryetarit të Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe. Nga shpërthimi raportohet se mbeti i plagosur kryebashkiaku Tushe dhe sekretarja e tij, Erisa Qalliu. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në momentin që Tushe po hynte në zyrë. Autor i ngjarjes dyshohet se është ish-shoferi i kryebashiakut, Gëzim Saraçi. Shpërthimi mendohet se ndodhi me granatë dhe nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

Drejt Lushnjes është nisur edhe drejtori i policisë, Ardi Veliu.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes./oranews

Back to top button