Thaçi e fton sërish në takim Kurtin

Kjo është ftesa e tretë e Thaçit për Kurtin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar sërish në takim me qëllim të funksionalizmit të institucioneve, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Kësaj radhe ftesa është bërë për datën 31 dhjetor në ora 10:00 në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, brenda ditës së 27 dhjetorit i ka dërguar dy ftesa kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti për takim për ta caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Por, Albin Kurti, ka refuzuar të dyja ftesat me arsyetimin se është jashtë vendit.

Ndërsa, dje Kurti ka thënë se se Presidenti i Kosovës nuk ia përcakton datën e formimit të qeverisë, por këtë sipas tij e bën Lidhja Demokratike e Kosovës me të cilën janë në bisedime për koalicion qeverisës

Në anën tjetër, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i është përgjigur Kurtit, se LDK-ja nuk cakton data, por subjekti që del i pari në zgjedhje./21Media

Back to top button