Papa Françesku dhe Donald Trump, derisa ishte kandidat për zgjedhjet republikane, ishin  takuar edhe në shkurt të vitit 2016

Papa Françesku dhe Donald Trump, derisa ishte kandidat për zgjedhjet republikane, ishin  takuar edhe në shkurt të vitit 2016

Shtëpia e Bardhë, të mërkurën, ka përmendur takimin e mundshëm të presidentit amerikan Donald Trump me Papa Françeskun me rastin e vizitës së shefit të shtetit amerikan në Itali, muajin e ardhshëm, por ende asgjë nuk është e definuar.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Shon Spajser tha se do të kontaktojnë Vatikanin për të ditur nëse është i mundshëm të caktohet audienca te Papa, transmeton AFP.

Presidenti amerikan do të marrë pjesë në samitin e udhëheqësve të vendeve të G7 më 26 dhe 27 maj, në Taormini në Sicili, pas samitit të NATO-s në Bruksel.

Papa Françesku dhe Donald Trump, derisa ishte kandidat për zgjedhjet republikane, ishin takuar në shkurt të vitit 2016. “Personi që dëshiron të ngrisë mure dhe jo ura, nuk është i krishterë”, kishte thënë Papa kohë më parë, duke zemëruar miliarderin amerikan, për shkak se, sipas tij, një udhëheqës fetar kishte sjellë në pyetje besimin e një personi tjetër.

Trump kishte kritikuar Papën, kur ai kishte thënë se nuk i kupton problemet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./21Media