Veliaj-Metës: Mos saboto Tiranën, 99% e qytetarëve e duan Unazën

Pas kryeministrit Rama, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për qëndrimin e mbajtur gjatë kësaj të diele nga Presidenti Meta

Nëpërmjet disa reagimeve në Twitter, kryebashkiaku Veliaj thekson se Unaza e Re i duhet Tiranës dhe se institucionet kanë ofruar strehim falas për ata që janë të pastrehë dhe shpronësim qind për qind për atë që i kanë pronat me letra.

“Te Unaza e Re: Shpronësim 100%; Kompanitë hileqare në arrest. Unaza i duhet Tiranës. Do qe zhgënjyese nëse vemi nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë! Mos saboto Tiranen”

Më tej në një postim të dytë, ai thekson se 99 për qind e qytetarëve të Tiranës e duan Unazën dhe nuk duan që të bllokohen nga trafiku që shkaktojnë çdo ditë një pakicë e vogël që proteston duke bllokuar rrugën.

“Çdo ditë, për orë të tëra, bllokohen në Unazën e Re nga protestat me djegie gomash e hunjsh dhe grupseksionet e dhunshme të PD Kamëz, 99% e qytetarëve të Tiranës që as kanë zaptuar e as bëjnë lojëra politike. Nëse Presidenti inkurajon këtë 1% të hurit e zjarrit, kot që flasim”

Back to top button